Transmetuar më 15-12-2024, 18:21

Para krimit, autorët vodhën një automjet dhe më pas u drejtuan për në zonën ku ndodhi vrasja. Sipas mediave greke autorët iu afruan dy biznesmenëve ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella. Media greke, Protothema.gr shkruan se nga mënyra se si sulmuan, autorët duket se e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur.

Para krimit, autorët vodhën një automjet dhe më pas u drejtuan për në zonën ku ndodhi vrasja. Sipas mediave greke autorët iu afruan dy biznesmenëve shqiptarë dhe filluan të qëllojnë drejt tyre. Ata qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas u larguan nga vendngjarja duke lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin.

Ngajrja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit