Transmetuar më 24-09-2024, 10:15

Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.

Kandidatët:

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Skënder Hita

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit