Transmetuar më 20-04-2021, 15:52

Minutat e sulmit në xhami dhe përreth saj ishin të tmerrshme për dhjetëra qytetarë të pafajshëm që krejt papritur u ndodhën në një situatë të paprecedentë dhe të pamenaxhueshme.

Noa.al zbardh dëshminë në policinë e Tiranës të një prej djemve i cili bashkë me një tjetër iu sulën agresorit Rudolf Nikollaj për ta neutralizuar.

Dashamir K., besimtar që falet në xhaminë Dine Hoxha në rrugën e Kavajës ku edhe ndodhi masakra, tregon se atentatori ishte duke u futur sërish në xhami me thikë në dorë pasi më herët kishte plagosur disa persona brenda xhamisë dhe të tjerë jashtë saj.

"Ndodhesha pranë xhamisë kur dëgjova britmat e një gruaje me fëmijën e saj dhe pas tyre pashë një djalë të përgjakur që vraponte i tmerruar.

Në një moment dalloj një person i cili mbante një thikë në dorë dhe qëlloi me të, pronarin e picerisë pranë xhamisë, Donart K. E goditi në kofshë dhe atij po i rridhte shumë gjak.

Në këto momente pashë që personi me thikë po shkonte prapë për në xhami. Nga aty po dilnin të tmerruar njerëz që klithnin.

Në rrugën pranë xhamisë pashë një tjetër djalë që ishte plagosur në kofshë, i rridhte gjak dhe qëndronte pranë një makine.

Gjatë gjithë kohës që pashë këto skena, nuk dëgjova që autori të thoshte ndonjë fjalë ekstremiste kundër myslimanëve apo ndonjë feje tjetër.

Momenti kur Rudolf Nikollaj qëllon një kalimtar dhe një grua po kalon

Në çast vendosa të veproj. Thirra në ndihmë dhe një djalë tjetër, Osmanin dhe u sulën për ta kapur.

I pari arriti ai dhe e kapi për ta ndalur. U turra dhe unë dhe iu hodha sipër. Agresori nuk e hiqte thikën nga dora.

Arritëm ta shtrijmë përtokë dhe pas pak u afruan për ndihmë dhe shumë njerëz të tjerë. Pastaj erdhi policia që i vuri prangat", përfundon rrëfimin i dëshmitarit hero. /noa.al

I dyshuari Rudolf Nikollaj

Lexoni dhe: Pamje dhe detaje nga masakra në xhami, Rudolf qëlloi besimtarin që lexonte Kur’an, sulmoi sërish një tjetër

Mos humbisni: Flet Rudolfi: Ja pse sulmova besimtarët me thikë në xhami

Momenti kur Rudolf Nikollaj qëllon një tjetër kalimtar