Flet Rudolfi: Ja pse sulmova besimtarët me thikë në xhami
Transmetuar më 20-04-2021, 15:20

Ngjarja e paprecedentë që ndodhi dje te xhamia Dine Hoxha në rrugën e Kavajës, në qendër të Tiranës, ka për autor, 34 vjeçarin Rudolf Nikollaj.

I dyshuari i vetëm i sulmit me thikë që shkaktoi plagosjen e pesë personave dhe lëndimin e disa të tjerëve, ka folur para punonjësve të policisë mbi krimin që kreu, raporton noa.al.

I riu tha se është i vetëdijshëm që ka kryer masakrën në xhami dhe përreth saj.

Vetë i dyshuari ka thënë para grupit hetimor se ai nuk e ka idenë sa njerëz ka qëlluar duke pohuar se sulmonte kë ti dilte përpara.

Ai tha se e kishte kryer krimin pasi kishte krijuar bindjen se disa njerëz që sipas tij ishin besimtarë myslimanë, e ndiqnin sa herë dilte nga shtëpia.

"Ata më përndjekurit gjithë kohës në shtëpi. Dhe kur dal nga shtëpia më ndjekin nga pas, më shohin por nuk më flasin", ka thënë i dyshuari, raporton noa.al.

Më tej 34 vjeçari ka thënë se ai i njeh personat që thotë se e përndjekurit, nuk ua di emrat por po ti shohë mund ti identifikojë.

Momenti kur Rudolf Nikollaj qëllon një kalimtar dhe një grua po kalon

Agresori ka treguar se ka nisur të praktikojë fenë myslimane kur ishte adoleshent, në verilindje të vendit, Peshkopi.

Ka vijuar me ritet e faljes dhe katër vjet më parë ka shkuar në Angli ku jetoi dy vjet. Më pas është rikthyer dhe ka punuar në një piceri të njohur në Tiranë, por kur nisi pandemia u mbyll në shtëpi dhe nuk dilte prej saj as kur u hoqën kufizimet.

Momenti kur Rudolf Nikollaj qëllon një tjetër kalimtar

Nisur nga faktet dhe dëshmitë që policia dhe organet e tjera hetimore kanë mbledhur, krijohet bindja se i dyshuari ishte paranojak dhe kishte ndërtuar në mendjen e tij idenë se po e përndiqnin, ndaj dhe arriti deri në masakrën e xhamisë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Shqipëri. /noa.al

Lexoni dhe: Pamje dhe detaje nga masakra në xhami, Rudolf qëlloi besimtarin që lexonte Kur’an, sulmoi sërish një tjetër