Transmetuar më 20-04-2021, 15:02

Ngjarja e pashoqe e sulmit të besimtarëve në xhami dhe kalimtarëve përreth saj, ka tronditur opinionin publik në vend dhe jashtë tij.

Noa.al zbardh detaje nga krimi që shokoi shumë njerëz. Rudolf Nikollaj, 34 vjeç, banor i Tiranës, ka kryer sulmin duke marrë përpara çdo njeri që shihte dhe e qëllonte me thikë.

Vetë i dyshuari ka thënë para grupit hetimor se ai nuk e ka idenë sa njerëz ka qëlluar duke pohuar se sulmonte kë ti dilte përpara.

Policia ka sekuestruar pamjet e disa kamerave brenda dhe jashtë xhamisë. Në to është qartësuar ngjarja që zgjati rreth 6 minuta duke nisur nga ora 14.34 e të hënës 19 prill 2021.

Momenti kur Rudolf Nikollaj qëllon një kalimtar dhe një grua po kalon

Në imazhet shihni momentet kur Rudolfi qëllon me thikë jashtë xhamisë kalimtarët. Autori ka shkuar me një biçikletë te xhamia Dine Hoxha në rrugën e Kavajës dhe fillimisht ka qëlluar me thikë një djalë rreth 25 vjeç që gjendej para hyrjes.

Momenti kur Rudolf Nikollaj qëllon një tjetër kalimtar

Më tej është futur brenda në xhami dhe që në holl ka nisur të sulmojë besimtarët duke plagosur të paktën pesë vetë.

Njëri prej tyre ndodhej ulur dhe po lexonte Kur’an. Rudolfi e ka qëlluar me thikë dhe ka vazhduar edhe me të tjerë.

Më pas ka dalë jashtë dhe ka nisur të qëllojë edhe të tjerë. Për më tepër është afruar sërish tek i riu që kishte qëlluar të parin dhe e ka plagosur edhe një herë tjetër.

Në fund i është sulur dhe pronarit të picerisë pranë xhamisë duke e plagosur edhe atë.

I dyshuari Rudolf Nikollaj

Pas kësaj, dy të rinj iu afruan për ta neutralizuar dhe në ndihmë i erdhën edhe të tjerë derisa erdhi policia që i vuri prangat. /noa.al

Lexoni dhe: Rrëfimi i të riut: Si e hodhëm në tokë Rudolfin, donte të futej sërish në xhami, nuk e hiqte thikën nga dora

Mos humbisni: Flet Rudolfi: Ja pse sulmova besimtarët me thikë në xhami