Transmetuar më 03-03-2021, 16:57

Është arrestuar njëri prej autorëve të vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikaj sot në Vlorë.

Ai është Hansi Jonuzi, 44 vjeç, nga Vlora.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit tip kallashnikov, në makinën “Ford”, që u përdor nga autorët për t’u larguar.

44-vjeçari, sipas policisë, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër. /k.k/noa.al/

Detaje të reja nga vrasja në Vlorë, publikohet edhe foto e viktimës

Vrasje me armë zjarri në mes të Vlorës, viktima u qëllua nga një automjet në lëvizje

Vrasja në Vlorë, kush është viktima që u qëllua me armë zjarri (EMRI)