Transmetuar më 03-03-2021, 15:41

Personi në foto (në galeri) është 31-vjeçari Tauland Gjikaj që u vra sot në Vlorë.

Ai u ekzekutua nga një person që doli prej një automjeti me xhama të zinj duke e qëlluar disa herë.

I riu humbi jetën në spital, thotë policia, teksa mësohet se është shoqëruar edhe një person në komisariat.

Megjithatë, policia nuk e konfirmon nëse kemi të bëjmë më vrasësin e 31-vjeçarit Gjikaj.

Një konflikt jashtë Shqipërisë mes viktimës dhe personave të tjerë dyshohet të jetë shkak për vrasjen. /k.k/noa.al/

Vrasje me armë zjarri në mes të Vlorës, viktima u qëllua nga një automjet në lëvizje

Vrasja në Vlorë, kush është viktima që u qëllua me armë zjarri (EMRI)