Transmetuar më 03-03-2021, 14:58

Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë në Vlorë ku mbeti i vrarë një person.

Viktima është 31-vjeçari Tauland Gjikaj, i cili ishte duke ecur në trotuar pranë Gjykatës së Apelit.

Plagët e marra i shkaktuan vdekjen në ambientet spitalore.

Ndërkohë, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Sa i përket ngjarjes, 31 vjeçari u vra nga një person që zbriti nga një automjet me xhama të zinj. /k.k/noa.al/

Vrasje me armë zjarri në mes të Vlorës, viktima u qëllua nga një automjet në lëvizje