
Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me situatën e krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku me mijëra qytetarë shqiptarë presin prej ditësh në radhë, për të kaluar në tokën greke, teksa autoritetet helene ju bëjnë tamponin në kufi dhe i kalojnë me numër të limituar.
Duke publikuar pamje nga pika e kalimit kufitar, Meta thotë se qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen “si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet”.
Presidenti përsërit thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin falas dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.
“Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme! I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet. Çdo qytetar i republikës së Shqipërisë meriton të trajtohet me dinjitet”, deklaron Presidenti.
Ky mesazh vjen pas tensioneve në kufi dhe pasi nga negociatat mes palëve u vendos që deri në orën 22.00 të mbrëmjes të vijojë puna si në Kakavijë edhe në Kapshticë, por që për shkak të numrit të madh të emigrantëve, situata pritet të mbetet kaotike. /a.y/noa.al
Arrihet marrëveshja: Kakavija dhe Kapshtica do të punojnë deri në orën 22.00
Pas Kapshticës edhe Kakavija ul traun! Plotësohet kuota prej 750 personash të lejuar nga pala greke
Kapshtica ul traun, ndërpritet puna: U plotësua kuota e kalimit të 300 personave
https://www.facebook.com/noanews/posts/10163738830110198
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





