Transmetuar më 16-08-2020, 12:28

Arrihet marrëveshja mes palës shqiptare dhe asaj greke, ku në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës do të punohet deri në orën 22.00 të mbrëmjes së sotme, pa u kërkuar testi negativ i koronavirusit.

Konfirmimi vjen nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila bën me dije se Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00 dhe se orari i ri për ditën e sotme u vendos pas bisedimeve me palën greke.

Por ministrja bën një apel për ditën e nesërme duke kërkuar që “Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ".

Prej ditësh në dy pikat kufitare që lidhin me Greqinë radhët kanë arritur në disa kilimetra, ndërsa nga sot fillimisht autoritetet greke të përpunojnë 750 perasona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Por ky rregull pas negociatave mes dy shteteve do të nisë nga dita e nesërme.

Ndërkohë që nga e hëna e 17 gushtit, lejohen të kalojnë kufirin:

-Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

-Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.

-Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.

-Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Bëhet me dije se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/.a.y/noa.al /a.y/noa.al

Pas Kapshticës edhe Kakavija ul traun! Plotësohet kuota prej 750 personash të lejuar nga pala greke

Kapshtica ul traun, ndërpritet puna: U plotësua kuota e kalimit të 300 personave

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd