
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se aktualisht është ndërprerë puna për kalimin e emigrantëve në Kapshticë, ku në doganë është ulur trau.
Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, policia është informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 persona.
Bëhet me dije se aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.
Kujtojmë se nga dita e sotme kush hyn në Greqi do të bëjë 7 ditë karantinë./a.y/noa.al
Nga sot kush kthehet në Greqi, një javë karantinë/ Rregulla të reja hyjnë në fuqi nga e hëna
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





