Transmetuar më 14-08-2020, 12:30

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagon lidhur me kaosin e krijuar në Kakavijë, ku qytetarët shqiptar që pritet të kalojnë në Greqi, prej shumë orësh kanë ngelur të bllokuar në radhë kilometrike.

Në deklaratën zyrtare thuhet se me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës, për bërjen e tamponëve.

“Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit”, njoftoi ministria mesditën e sotme.

MPJ informon se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën.

Ditën e sotme fluksi i kthimit të emigrantëve ka arritur në radhë deri në 40 kilometër në Kakavijë, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00.

Pikat e kalimit hapen për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. /a.y/noa.al

Kaosi në Kakavijë, Meta: Qeveria të japë zgjidhje menjëherë, kontakt me palën greke

Radhë të gjata në Kakavijë, tensionohet situata! Qytetarët dalin nga makinat dhe bllokojnë rrugën

Situatë kaotike në Kakavijë, radhët arrijnë me dhjetëra kilometra

Radhë të gjata në Kakavijë, tensionohet situata! Qytetarët dalin nga makinat dhe bllokojnë rrugënLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2182298.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 14 août 2020