Transmetuar më 14-08-2020, 12:10

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me situatën kaotike të krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku mijëra qytetarë presin në radhë kilometrike për të udhëtuar drejt Greqisë.

Teksa ndan pamje nga Kakavija, kreu i shtetit shprehet thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

“I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”, apelon kreu i shtetit.

Këto ditë është shtuar fluksi i kthimit të emigrantëve, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00.

Pikat e kalimit të hapen për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. /a.y/noa.al

Radhë të gjata në Kakavijë, tensionohet situata! Qytetarët dalin nga makinat dhe bllokojnë rrugën

Situatë kaotike në Kakavijë, radhët arrijnë me dhjetëra kilometra

Kaosi në Kakavijë, Meta: Qeveria të japë zgjidhje menjëherë, kontakt me palën grekeLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2182323.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 14 août 2020