Transmetuar më 31-07-2020, 14:11

Zbulohen detaje të reja nga krimi i rëndë i mëngjesit të së enjtes në Elbasan, ku konflikti në gjendje të dehur mes tre personave, i mori jetën 40-vjeçarit Florian Lamçja.

Njëri nga të dyshuarit, i ndaluar nga policia si i përfshirë në ngjarje, është 34-vjeçari Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Policia ka zbuluar se pas shoqërimit Sanxhaktari, ka rezultuar i dehur në masën 0.7 gl/l.

Po ashtu të riut po i bëhen analizat e gjakut, për të zbuluar nëse në momentin e konfliktit me “Flor Qorrin”, siç njihej ndryshe Lamçja, kishte përdorur lëndë narkotike.

Ekspertiza në trupin e pajetë të 40-vjeçarit ka zbuluar se ka qenë goditja në kokë dhe çarja e kafkës nga një këmbë karrigeje, ajo që i ka shkaktuar vdekjen.

Po ashtu në trupin e pajetë të Lamçes, është konstatuar çarje e aortës, në pjesën e parakrahut të majtë, dy dëmtime të cilat i kanë marrë jetën.

Ndërkohë për Sanxhaktarin dhe të dyshuarin tjetër Adriano Hajdari, 42 vjeç, prokuroria ka kërkuar si masë sigurie arrest me burg.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për një konflikt të momentit, teksa të përfshirët në ngjarje nuk kanë qenë në gjendje të kthjellët. Kjo pistë është konfirmuar edhe nga policia, e cila tha zyrtarisht se në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhe Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Por si pasojë e plagëve të marra, Lamçe ndërroi jetë në spital.

Ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari të përfshirë në ngjarje, kanë marrë plagë të lehta dhe janë ndaluar nga policia e Elbasanit. /a.y/noa.al

Vrasja e shokut, çfarë dëshmoi dhëndri i Qazim Sejdinit në polici: Kishim pirë shumë

Vrasja në Elbasan, njëri nga personat e përfshirë, dhëndri i Qazim Sejdinit