Transmetuar më 30-07-2020, 09:08

Njëri nga personat e përfshirë në vrasjen e mëngjesit të sotëm në Elbasan, është dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Sokol Sanxhaktari, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, i cili ka mbetur gjithashtu i plagosur gjatë konfliktit.

Sokol Sanxhaktari, është person me precedentë të mëparshëm penalë, i arrestuar më herët për plagosje, si dhe i proceduar  penalisht për veprat penale të “Shkatërimit të pronës” dhe “Prishje të rendit dhe sigurisë publike”.

Lidhur me ngjarjen e mëngjesit të sotëm policia tha se në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhe Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e plagëve të marra, Lamçe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari, kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Sherr me shishe dhe sende të forta, mbetet i vdekur një person në Elbasan

Nga vrasjet tek droga, çfarë u zbulua për të shkuarën e të masakruarit në Elbasan