Transmetuar më 30-07-2020, 08:12

Një tjetër krim ka tronditur Elbasanin mëngjesin e sotëm, ku një person ka mbetur i vrarë, krimi i dytë pas atij të mbrëmjes së djeshme, ku u gjet i vrarë me thikë 23-vjeçari Regis Runaj.

Në orët të para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhe Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e plagëve të marra, Lamçe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al