Transmetuar më 30-07-2020, 08:39

Zbulohen detaje të reja lidhur me 40-vjeçarin Florian Lamçe, i cili u masakrua me sende të forta mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Mësohet se viktima është vëllai i Olsi Lamçes, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, i dënuar për krimin e kryer në vitin 2011, ku mbeti i vrarë Almir Cani, pronari i disko ‘Tekila’.

Po ashtu Florian Lamçe është i skeduar nga policia për plagosje, ndërkohë që dyshohet se është edhe vrasës me pagesë, për llogari të grupeve kriminale.

Ndër të tjera dyshohet se viktima është i përfshirë në pazare droge.

40-vjeçari u masakrua mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit, pranë muzeut etnografik.

Policia tha zyrtarisht se në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhe Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e plagëve të marra, Lamçe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Sherr me shishe dhe sende të forta, mbetet i vdekur një person në Elbasan