



Kantautori i njohur Elton Deda, reagon ashpër ndaj vendimit të qeverisë, për mbylljen e lokaleve të natës dhe me muzikës, pas orës 20.00.
Në një shkrim në rrjetet sociale, ku pa i përmendur emrin, i drejtohet Kryeministrit Edi Rama, Deda kërkon reflektim.
Mesazhi i Elton Dedës
“Reflekto or mik sa nuk është vonë. Mos jua mbyll shqiptarëve të dërrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqësi. Ka plot forma që mos ti rrënosh muzikantët e bashkë me ta gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri ku shtrëngon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”… por ta garantoj që kështu nuk do marrim vesh jo për inat, por sepse po shkojmë drejt një grope të madhe. Sa më shpejt madje. Miqësisht, një pjesë e armatës të denigruar prej 5 muajsh”. /a.y/noa.al
“Muzika nuk e përhap virusin”, protestë kundër mbylljes së lokaleve të natës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





