Transmetuar më 21-07-2020, 00:24

Me parullën “Muzika nuk e përhap virusin” pronarë, muzikantë e punonjës lokalesh nate, kanë protestuar mbrëmjen e sotme para selisë së Kryeministrisë, duke kundërshtuar aktin normativ të qeverisë që ndalon hapjen e klubeve dhe diskove pas orës 20:00.

Ata i kërkuan qeverisë të tërhiqet nga ky vendim, pasi e cilësuan absurd. Protestuesit u përballën me policinë që kërkonte të shpërndahej protesta.

Protestuesit thanë se qeveria duhet të kishte një plan për të kompensuar punonjësit e këtyre bizneseve, në të kundërt familjet e tyre do ta kenë të vështirë të jetojnë.

https://www.facebook.com/BabetaShahiniOfficial/videos/1152135581831666/

Më herët, qeveria shpalli një akt të ri normativ me efekt të menjëhershëm, për ndalimin e hapjes se klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve dhe mbylljen e muzikës në orën 20.00.

Kryeministri reagoi pas pakënaqësive që u shprehën, duke kujtuar faktin se hapja e lokaleve të natës nuk ishte lejuar që në mars:  "E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e Shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe".

Megjithatë është e qartë se ishte shteti që i la deri sot këto lokale të rihapen që nga 1 qershori.

https://www.facebook.com/faktor.al/videos/1166747517025070/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd