Transmetuar më 30-06-2020, 15:05
Pamje nga droga e sekuestruar ne operacionin e policise shqiptare dhe asaj italiane

Zbulohet emri i shqiptarit i cili drejtonte grupin e trafikut të drogës me Italinë, gjatë të cilit në orët e fundit u arrestuan 37 persona, në të dy shtetet.

Mësohet se në krye të grupit të shkatërruar është 47-vjeçari Robert Myftari nga Vlora.

I ndaluari, rezulton të jetë prangosur edhe në qershor të vitit 2016, po nga policia e Vlorës për tentativën e trafikimit të 800 kilogramë kanabis sativa.

Ai akuzohet lidhur me ngjarjen e 10 nëntorit të vitit 2015, ku në vendin e quajtur “Cekodhima”, me ndihmën e një mjeti lundrues gomone ka tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike prej 808 kilogramë të llojit kanabis sativa, në drejtim të Italisë.

Gjatë operacionit të orëve të fundit në Shqipëri u arrestuan dhejtë persona, mes tyre Elton Hamza, si dhe u bllokua një skaf i cili dyshohet se transportonte lëndën narkotike të grupit kriminal që u arrestua në operacionin e policisë italiane dhe asaj shqiptare.

Skafi i sekuestruar me emrin “Stuhia” është dërguar në pikën e bllokimit në Vlorë, teksa hetimet janë në vijim, për të zbuluar personat që e përdornin.

Gjatë hetimeve është sekuestruar 3.5 ton drogë, me vlerë prej afro 40 milionë euro.

Bëhet fjalë për lëndë narkotike marijuanë, kokainë dhe kanabis sativa. /a.y/noa.al

Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali, kreu i SPAK: Do hetojmë përgjegjësinë e shtetërore

Operacion i përbashkët sekuestron 40 milionë euro drogë, 37 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri