Transmetuar më 30-06-2020, 08:31

Një operacion antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, ka vënë në pranga 37 persona në të dy shtetet.

Gjatë hetimeve është sekuestruar 3.5 ton drogë, me vlerë prej afro 40 milionë euro.

Bëhet fjalë për lëndë narkotike marijuanë, kokainë dhe kanabis sativa.

Operacioni i madh u drejtua nga nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me autoritete të qyteteve të tjera vendase, policinë shqiptare dhe zyrën ndërlidhëse të Interforza në Tiranë.

Në orët në vijim gjatë ditës së sotme, pritet një konferencë për mediat për të zbuluar më shumë mbi operacionin. /a.y/noa.al