Transmetuar më 05-06-2020, 11:45

Njëri nga dy vëllezërit e ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Gramëz të Krujës, Xhontil Bardhi, kishte studiuar në seminarin e priftërinjve në Shkodër.

Por ndërsa për dy vite kishte të drejtë të vendoste nëse do të bëhej prift apo jo, u ekzekutua.

Dom Gjergj Meta ka publikuar një fotografi me Xhontilin duke shkruar, “Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërrit në kohë… Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”

Nga të shtënat e mbrëmjes së djeshme gjetën vdekjen dy vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhontil Bardhi 24 vjeç, të cilët për shkak të plagëve të marra ndërruan jetë rrugës për në spital.

Si të dyshuar për krimin policia tha se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim, bashkëfshatarin e tyre, Roland Pula, 32 vjeç.

Pak pas krimit, policia gjeti të braktisur në afërsi të pompave të ujit në fshat, ndërkohë që i dyshuari arriti të humbte gjurmët.

Nga hetimet e kryera rezulton se dy viktimat, ashtu sikundër dhe i dyshuari, janë të skeduar për disa vjedhje, ndërkohë që Pula njihej në fshat si person mjaft problematik, për shkak të veprimtarive të tij në vjedhje dhe grabitje.

Mësohet se viktimat dhe autorët e dyshuar kanë pasur prej kohësh konflikte dhe përplasje fizike me njeri tjetrin dhe se mbrëmjen e djeshme janë konflikuar në një lokal.

Kjo ka bërë që Pula të largohet për tu rikthyer i armatosur, ku i’u ka bërë pritë dy vëllezërve teksa po ktheheshin në shtëpi.

Konfliktet mes tyre dyshohet se kanë nisur vite më parë, kur vëllai i mesëm i viktimave, ka plagosur me thikë, xhaxhanë e 32-vjeçarit Pula dhe që nga ai moment, konfliktet kanë vijuar me ulje-ngritje. /a.y/noa.al

Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar me kallashnikov, si nisi konflikti/ Emri i të shpallurit në kërkim

Masakër me dy persona të vrarë në Krujë, kërkohet autori i vrasjeve