Transmetuar më 04-06-2020, 23:31

Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur sonte pasi u qëlluan me armë zjarri, ndërsa autori është zhdukur nga vendi i krimit, por është identifikuar nga policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, raporton noa.al duke cituar burime pranë policisë lokale.

Në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit Gramoz Bardhi, 34 vjeç, dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.

Pak para mesnate Policia e Shtetit njoftoi se ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.

Autori i dyshuar është shtetasi Roland Pula, 32 vjeç nga Kruja dhe po punohet për kapjen e tij. Aktualisht dy dronë që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën.

Sakaq është gjetur makina e autorit të dyshuar të vrasjes. Ajo u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës siç shihni foto në galeri që tregojnë mjetin dhe vendngjarjen.

Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e RENEA janë në ndjekje të autorit dhe po vijon krehja e zonës.

Mësohet se është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër mes autorit të dyshuar, Roland Pula, 32 vjeç dhe dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi. /noa.al/