Transmetuar më 22-05-2020, 13:04

Pas zërave se po përgatitet për krijimin e një partie të re, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse i ka ndarë përgjithmonë rrugët me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në konferencën e sotme për media, ai tha se Ilir Meta është Presidenti i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022.

“Ilir Meta nuk ka nevojë as të mbështesë parti e as të krijojë parti. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon me reformën dhe me zgjedhje të lira e të ndershme! Janë të gjithë të mirëpritur pasi diktatura ka trokitur dhe mos e merrni me shaka. Të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre”, u shpreh Presidenti.

Ai deklaroi se “Nuk kam ndërmend të bëj parti, por do mbështes çdo lëvizje qytetare për drejtësi, që dënon dhunën e atij banditi pa numër identifikimi mbi kokën e atij studenti. Para se të merrem me çuna problematik, do të merrem me artistë dhe me njerëz që iu dhimbset një shtëpi e përbashkët, siç është Teatri Kombëtar”.

Meta shtoi se shqiptarët duhet të tregojnë se janë një popull me dinjitet dhe histori dhe se e kanë detyrim ndaj historisë për të vendosur demokracinë “që ta rindërtojmë ashtu siç ishte Teatri”. /a.y/noa.al

Meta prezanton projekt-platformën e integrimit: Ia dorëzova Ramës që në fillim të prillit, ende pa përgjigje

Ambasadorja amerikane jep mesazhin e fortë: Lini lojërat dhe pazaret

Meta: Maskat kanë rënë! Hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi