Ambasadorja amerikane jep mesazhin e fortë: Lini lojërat dhe pazaret
Transmetuar më 22-05-2020, 11:25

Një mesazh i fortë i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pak para nisjes së një takimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ajo tha se, “Mesazhi është shumë I qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që do populli shqiptar. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta keni pa reformën zgjedhore dhe pa reformën në drejtësi. Me këto nuk mund të bëni pazare”.

Kim deklaroi se është koha që të lihen lojërat dhe të realizohet reformën zgjedhore sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe ashtu siç populli shqiptar e pret. /a.y/noa.al

Loading...