Transmetuar më 15-05-2020, 09:12

Vihet në pranga bashkëpunëtori i autorit të dyshuar për krimin e dyfishtë të ndodhur më 27 prill në Lalm Lukaj të Lezhës, ku u ekzekutuan me armë zjarri rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.

Nga ana e policisë së Lezhës, pasditen e djeshme është vënë në pranga një 35-vjeçar, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Në vijim të hetimeve në bashkëpunim edhe me Institutin e Policisë Shkencore, policia ka bërë të mundur sigurimin e provave shkencore për bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Bazuar në këto prova shkencore është bërë kapja dhe ndalimi i Agron Lushit, 35 vjeç, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lushi akuzohet se ka ndihmuar autorin e dyshuar Aleksandër Përdodaj, i arrestuar pak pas ngjarjes. /a.y/noa.al

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, dëshmia e të dyshuarit: Rapsodin e kisha mik, konflikt kisha me Simonin

Krimi i dyfishtë në Lezhë/ Policia: Njëri prej autorëve të dyshuar me precedent kriminal, ja motivi i vrasjes