Transmetuar më 28-04-2020, 10:42

Policia ka dhënë disa detaje në lidhje me autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Lezhë, i cili është vënë në pranga ndërkohë që kërkohet vëllai i tij.

Viktimat e krimit të ndodhur mesditën e djeshmen fshatin Lalm janë Kolë Murrani dhe Prengë Simoni.

Policia njofton se u bë i mundur sigurimi i provave për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Bazuar në prova të arsyeshme, Policia bëri kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Aleksandër Përdoda që akuzohet për veprën penale “Vrasja”.

Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. Përdoda, i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. Përdoda, si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd