Transmetuar më 14-05-2020, 13:00

Prokuroria ka dhënë pretencën ditën e sotme, për dy të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit, krim i ndodhur në 29 janar 2018.

Burg përjetë kërkoi organi i akuzës për të akuzuarin si këmbëza e atentatit, grekun Ethimious Efthimiou, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Sakaq 35 vite burg u kërkua për bashkëpunëtorin Elton Halipajn.

Devi Kasmi (Dëfrim Kasmi) u vra në afërsi të pallatit ku banonte, ku dyshohet se e kishin nxjerrë në pritë.

Lidhur me atentatin ndaj Kasmit, u arrestuan Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë; Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta, Greqi; Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Kasmit si vrasës me pagesë, ndërsa rezulton se ka qenë pjesë e forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në 2012, kur dhe u përjashtua si i përfshirë në trafik droge.

Rolet e të pandehurve në krim

Elton Halipaj akuzohet se ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Kasmit si vrasës me pagesë, ndërsa rezulton se ka qenë pjesë e forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në 2012, kur dhe u përjashtua si i përfshirë në trafik droge.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Sakaq Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Ndërsa Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes. /a.y/noa.al

Ish-polici grek: S’kam lidhje me vrasjen e Kasmit, në Shqipëri erdha për gjueti

Ekzekutimi i Devi Kasmit, Krimet e Rënda lënë në burg grekun dhe të akuzuarit e tjerë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd