
Ka dalë sot para Gjykatës së Kurbinit për tu njohur me masën e sigurisë, 26-vjeçari Aurel Shurbi, i akuzuar për plagosjen e dajë e nip mbrëmjen e 5 majit.
“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që të qëndrojë në qelinë vijim të hetimeve.
“Qëllova pasi më provokoi Klevis Leka, kemi pasur konflikte dhe më herët me të”, tha i riu në gjykatë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10 të mbrëmjes së të martës, në Mamurras, Kurbin, ku gjatë pas një konflikti mbetën të plagosur me armë zjarri Agron Mema, 53 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, 29 vjeç.
Dajë e nip u qëlluan me automatik, duke u plagosur në pjesën e këmbëve. Hetimet zbuluan se vëllai i Shurbit kishte pasur konflikte me Lekën, të cilin e akuzonte se duke bërë manovra me makinë kishte rrezikuar që ta përplaste.
Pas konfliktit fillestar, mes tyre kishte patur edhe disa fërkime të tjera, deri në momentin kur ndodhi plagosja.
Aurel Shurbi akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /a.y/noa.al
Plagosja me automatik e dajës dhe nipit, pranga të dyshuarit, shoqërohen familjarët e tij
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





