Transmetuar më 06-05-2020, 09:01
Automatik, arma e sekuestruar

Policia del me deklaratë lidhur me plagosjen e dyfishtë të mbrëmjes së të martës, ku në shënjestër të të shtënave u vunë dajë e nip.

Si rezultat i kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pamundësisë për t’u larguar, autori i dyshuar i ngjarjes i është vetëdorëzuar shërbimeve të policisë.

Policia, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dy të dëmtuarit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme, në Mamurras, Kurbin, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri Agron Mema, 53 vjeç dhe nipi i tij Klevis Lika, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë,  jashtë rrezikut për jetën.

Nga reagimi i uniformave blu të Kurbinit u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi komisariat, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Shurbi, djali i tij E. Shurbi dhe P. L., (daja i E. Shurbit) , si dhe u shpall në kërkim A. Shurbi, djali tjetër i shtetasit Gj. Shurbit.

I dyshuari Aurel Shurbi, 26 vjeç, autor i  dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar të shërbimet e policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”./a.y/noa.al

Dy të plagosur me armë zjarri, shënjestrat e atentatit dajë e nip/ Emrat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd