Transmetuar më 06-05-2020, 07:55

Foto ilustruese
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të martës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Urën e Drojës, në Kurbin, ku të plagosurit janë familjarë mes tyre.
Të plagosurit janë Agron Mema 53 vjeç dhe Klevis Leka, 29 vjeç, dajë e nip.
Nga të dhënat paraprake dyshohet për atentat, ndërkohë që mendohet se Leka ka qenë objektivi i të shtënave.
Për shkak të orës së vonë të ngjarjes, rrethanat e plagosjes nuk bëhen me dije, teksa policia ka shoqëruar disa të dyshuar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





