Transmetuar më 06-05-2020, 08:31

Dorëzohet në polici autori i plagosjes së dyfishtë të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës pranë Urës së Drojës në Kurbin.

Aurel Shurbi është vetëdorëzuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke pranuar autorësinë.

I dyshuari akuzohet se plagosi me armë zjarri dajë e nip, Agron Mema 53 vjeç dhe të riun Klevis Lika 29 vjeç.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes të dyshuarit dhe dy të plagosurve, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ka bërë që në shenjë hakmarje, Shurbi të shkrepë armën ndaj dy familjarëve.

Aktualisht i dyshuari po merret në pyetje nga policia, për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Dy të plagosur me armë zjarri, shënjestrat e atentatit dajë e nip/ Emrat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd