Transmetuar më 06-05-2020, 14:37

Nisen drejt spitalit Infektiv në Tiranë, gruaja fierake shtatzënë e infektuar me koronavirus dhe djali i saj 2 vjeç.

Ata do të sillen në spitalin Covid në kryeqytet për të marrë trajtim të specializuar.

Me shtrimin e vogëlushit konfirmohet fëmija i parë në vend, që trajtohet në spital me Covid-19.

Nënë e bir janë tre rastet e konfirmuar ditën e sotme si të prekur nga koronavirusi.

Tre rastet e fundit janë të një familje dhe më konkretisht bëhet fjalë për gruan shtatzënë, djalin e saj 2 vjeç dhe vjehrrën e saj rreth 70 vjeçe.

Familja jeton në lagjen “Liri Gero” dhe rezulton se infektimi është marrë nga gruaja e cila ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë.

Kjo e fundit kishte shkuar në Tiranë ku ka takuar prindërit e saj të cilët rezultonin të prekur nga koronavirus pa simptoma, duke bërë që ta përcjellë virusin në familjen e saj.

I shoqi i saj ndodhet në Suedi, ndërkohë që edhe e reja jeton atje, por mbeti e bllokuar në Shqipëri, pas ndërprerjes së lëvizjes prej koronavirusit. /a.y/noa.al

Konfirmohen 12 raste të reja me koronavirus

Tre rastet e reja me koronavirus në Fier në një familje, gruaja shtatzënë takoi prindërit e infektuar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd