Transmetuar më 29-04-2020, 14:24

Një sherr mes dy fqinjëve në Vlorë të cilët kishin edhe lidhje krushqie me njeri tjetrin, përfundoi me një të vrarë.

Nga goditjet me sende të forta, humbi jetën 60-vjeçari Bujar Mehmetaj.

Policia ka shpallur në kërkim si të dyshuar për krimin 25-vjeçarin Jurgen Leci.

Bazuar në kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e disa personave që panë ngjarjen e rëndë paraditen e sotme, është zbuluar edhe motivi i konfliktit.

Dyshohet se Leci e ka goditur me shkop bejsbolli në kokë Mehmetaj, çka ka bërë që ti shkaktojë vdekjen.

Gjihçka pas debateve të nisura pasi në njërën nga dy shtëpitë e fqinjve po vendoseshin kamera sigurie.

Por objektivi i tyre shtrihej në të dyja shtëpitë, çka ka bërë që të nxehen gjakrat, duke përfunduar në përleshje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “11 Janari” rreth orës 10:04, pranë një pike karburanti. /a.y/noa.al

Vrasja në Vlorë, kush është i shpalluri në kërkim që i mori jetën fqinjit/ Pamjet nga skena e krimit

Sherr mes dy fqinjëve në Vlorë, gjen vdekjen njëri prej tyre/ Emri

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd