Transmetuar më 29-04-2020, 11:07

Një sherr i ndodhur mes dy personave në Vlorë, ka bërë që të gjejë vdekjen njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë.

Dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis dy fqinjëve, ka mbetur i dëmtuar rëndë Bujar Mehmeti, 60 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd