


Dalin detaje të reja nga krimi i ndodhur në Vlorë paraditen e sotme, ku sherri mes dy fqinjëve përfundoi me një viktimë.
60-vjeçari, Bujar Mehmeti, gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të marra me sende të forta në lagjen “11 Janari” rreth orës 10:04, pranë një pike karburanti.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por si pasojë e plagëve të marra, nuk arriti të mbijetojë.
Si i dyshuar për krimin është shpallur në kërkim fqinji i tij Jurgen Leci, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë së ambienteve përreth.
Po ashtu kanë qenë edhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes, ata që kanë ndihmuar policinë në identifikimin e të dyshuarit.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar në motivin e konfliktit që përfundoi me një të vrarë. /a.y/noa.al
Sherr mes dy fqinjëve në Vlorë, gjen vdekjen njëri prej tyre/ Emri
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





