Transmetuar më 28-04-2020, 22:02

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte, në afërsi të burgut të Peqinit.

Nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e armës së krimit, një automatik kallashnikov, si dhe identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçar me inicialet G.K., i cili aktualisht po merret në pyetje. Ka qenë i riu ai që ka qëlluar drejt burgut të sigurisë së lartë, teksa efektivi i plagosur ndodhej në oborr bashkë me dy kolegë të tij. I dyshuari akuzohet se ka qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër.

Plagosja ndodhi rreth orës 19.40, ku u plagos lehtë, Idajet Paja, 41 vjeç, punonjës i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, ku policia foli për plumb qorr.

Efektivi i plagosur, pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Deklarata e policisë mbi arrestimin

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i cili ka qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër. Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën me të cilën autori ka qëlluar në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin, i shtetasit G. K., 35 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.

Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. /a.y/noa.al

Të shtëna me armë zjarri në Peqin, plagoset efektivi i burgut/ Emri

Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, policia flet për plumb qorr: Nuk gjendet gëzhoja

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd