Transmetuar më 28-04-2020, 21:03

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Peqin.

Nga të dhënat paraprake, flitet për një të plagosur në afërsi të burgut të Peqinit.

Bëhet me dije se i plagosuri është një efektiv i policisë së burgjeve në Peqin, i cili është qëlluar me plumba nga jashtë rrethimit të burgut të sigurisë së lartë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Idajet Paja rreth 40 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes dhe as nëse ngjarja ka lidhje me detyrën.

Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, si dhe po bëhet krehja e zonës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd