Transmetuar më 28-04-2020, 21:35

Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të burgut të Peqinit.

Bëhet me dije se, rreth orës 19.40, është plagosur lehtë dyshohet nga një plumb qorr, Idajet Paja, 41 vjeç, punonjës i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin.

Efektivi i plagosur, pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Të shtëna me armë zjarri në Peqin, plagoset efektivi i burgut/ Emri

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd