Transmetuar më 27-04-2020, 15:29

Vogëlushi 3-vjeçar, i cili u dhunua egërsisht në banesën ku jetonin me qira në Kamëz, nga bashkëjetuesi i nënës së tij, ka përfunduar në koma.

Sipas mjekëve, gjendja e të miturit është kritike, për shkak të traumave që ka pësuar.

Dhuna ndaj fëmijës, ndodhi teksa nëna e të miturit kishte dalë për pazar.

I akuzuari Alfred Kazanxhiu 35 vjeç, doli sot para Gjykatës së Tiranës, e cila dha masën e sigurie “arrest me burg”.

Mësohet se Kazanxhiu prej disa muajsh kishte nisur bashkëjetesën me nënën e 3-vjeçarit dhe kjo e fundit aktualisht është shtatzënë, në pritje të fëmijës së tij.

Mësohet se fëmija është dërguar në spitalin e Traumës mesditën e 24 prillit në gjendje të rëndë nga e ëma dhe Kazanxhiu, me tre brinjë të thyera dhe trauma të rënda, teksa mjekët kanë konstatuar shenja dhune në të gjithë trupin.

I pyetur nga mjekja që po e ndiqte, vogëlushi ka thënë se e ka rrahur nëna dhe babai. Por i mituri aktualisht ndodhet në koma, si pasojë e hemorragjisë në kokë nga dhuna.

35-vjeçari u arrestua një ditë pas ngjarjes, por mohon që ta ketë dhunuar vogëlushin, teksa fqinjët thonë se e kanë parë edhe herë të tjera fëmijën me shenja. /a.y/noa.al

Një person në Tiranë, i shkakton dëmtime serioze për jetën fëmijës së bashkëjetueses

Çfarë tha vogëlushi 3-vjeçar i rrahur egërsisht nga njerku/ Dëshmia e nënës shtatzënë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd