Transmetuar më 25-04-2020, 13:41

Një fëmijë i mitur ka pësuar dëmtime serioze për jetën nga bashkëjetuesi i nënës së tij, duke bërë që të përfundojë në spital.

Nga ana e efektivëve të komisariatit Nr. 5 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Ai akuzohet se në rrugën “Bulevardi Blu” Kamëz, ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijës së mitur të bashkëjetueses së tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ishte nëna e fëmijës ajo që bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e 35-vjeçarit.

Lidhur me motivet e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd