

Një infermiere nga Përmeti është shtruar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.
Bëhet fjalë 59-vjeçare nga fshati Ballaban i Përmetit, e cila është dërguar më urgjencë në spital pasi dyshohet për koronavirus.
Mësohet se infermierja ishte shtruar në spitalin e Përmetit për katër ditë me shenja gripi.
Por për shkak se gjendja e saj është përkeqësuar gjatë ditës së sotme është dërguar në Gjirokastër.
Gruaja i është nënshtruar analizave për koronavirus, të cilat do të bëhen në Tiranë. /a.y/noa.al
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri, gruaja nga Durrësi nuk ia doli
Shifrat zyrtare! Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 12. Preket dhe Lushnja
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





