Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri, ku raportohet se e moshuara nga Durrësi nuk ia doli. Viktima është një grua e moshuar 73-vjeçare, një nga 12 të prekurit nga koronavirusi në vendin tonë.
“Pacientja 73-vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insufiçiencë kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.
Për shkak se ndodhej në terapi intensive qysh prej mbrëmjes së djeshme, mjekët e spitalit infektiv në Durrës kanë menduar mesditën e sotme që ta transportojnë drejt Tiranës, por pa rezultat.
E moshuara Xh.G., ka hipur në ambulancë dhe është bërë gati për nisur drejt Tiranës, por brenda pak minutash është kthyer mbas, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj, teksa ambulanca nuk ishte nisur ende. Mësohet se gjendja e të moshuarës ishte kritike, duke bërë që të gjejë vdekjen.
Ajo u shtrua në spital më 3 mars me gjendje gripi, ku shkoi vetë në spital.
Viktima kishte qenë për një periudhë në Bolonja të Italisë dhe në kthim ishte ndjerë keq.
Lidhur me situatën në vend ministria e Shëndetësisë deklaroi se në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje, me histori udhetimi me Italinë.
Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës, rasti që gjeti vdekjen.
Katër persona janë të shtruar në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në Spitalin Infektiv të Tiranës dhe një në terapi intensive në Durrës e cila gjeti vdekjen, ndërsa 7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID19 janë në vetëkarantinim. /a.y/noa.al/
Deklarat e plotë e MSH
Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.
73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.
Shifrat zyrtare! Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 12. Preket dhe Lushnja
Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë