

Shkon në tre numri i të rinjve të proceduar, të dyshuar si përgjegjës për helmimin e nxënësve gjatë tre ditëve të fundit në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.
Policia bën me dije se procedohet nga policia një tjetër nxënës i cili ka përdorur sprajtin me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në datën 4 mars.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 4 mars 2020, në një shkollë të mesme në Fier, proceduan penalisht Xh. B., 19 vjeç, banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë.
I riu akuzohet se, në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin ‘DIVA’ në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës.
Ndaj 19-vjeçarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. /a.y/noa.al
Helmimi në Fier/ Flet nxënësi i akuzuar: Kam pasur një sprajt, e gjeta në makinë
Drejtoresha tha se nxënësja është shtatzënë, reagon Zyra Arsimore
Helmimi në Fier/ Procedohen penalisht dy nxënës të shkollës, përdorën sprajt me lëndë gazi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





