
Njëri prej nxënësve të akuzuar për helmimin e 60 personave duke mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë në gjimnazin "Janaq Filica" në Fier.
Sipas tij, mbante me vete një sprajt që e gjeti në makinë por nuk e ka përdorur.
"Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjen ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi. Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.
Në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë", tha ai për ‘BW’.
Sa i përket dy shokëve të klasës të akuzuar për këtë ngjarje, ai tha: "Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë. Ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër. Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë".
Në përfundim theksoi se është nxënës i mirë në shkollë dhe është akuzuar kot./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





