Transmetuar më 05-03-2020, 09:00

Pas helmimit të 58 nxënësve, policia ka proceduar penalisht 2 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier.

Ata dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.

Sipas policisë, si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

Pas hetimeve rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Ndotja e ajrit" dhe "Prishja e qetësisë publike"./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd