Transmetuar më 08-02-2020, 10:22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, të dielën e 9 shkurtit 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit kombëtar.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarja e njohur kishte lënë amanet që ta varrosnin në vendlindje. Kështu familja e saj e ka plotësuar këtë dëshirë të së ndjerës, duke lajmëruar se këngëtarja do të përcillet në banesën e fundit në fshatin Pagarushë të Malishevës. /a.y/noa.al

Ndahet nga jeta këngëtarja Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqipe

Zbulohet amaneti që la Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha, publikohet rrëfimi i patransmetuar kurrë. Dhe çfarë thonin për të!

E la amanet, ku do varroset Nexhmije Pagarusha/ Mesazhi i familjes

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd