Transmetuar më 08-02-2020, 10:00

Ndarja nga jeta e këngëtares Nexhmije Pagarusha gjatë kësaj të premteje, shkaktoi hidhërim të thellë në botën e artit.

Mirëpo duke e ditur se një ditë do i vinte vdekja, këngëtarja e njohur kishte lënë amanet që ta varrosnin në vendlindje.

Kështu familja e saj e ka plotësuar këtë dëshirë të së ndjerës, duke lajmëruar se këngëtarja do të përcillet në banesën e fundit në fshatin Pagarushë të Malishevës, ditën e diel.

Po ashtu sipas amanetit të saj, pas homazheve që do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, përcjellja në banesën e fundit, do të jetë vetëm me rrethin e afërt familjar.

“Njoftohen i gjithë populli shqiptar që më datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me atë rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit. Në oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njëjtin objekt. Në ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushë, Malishevë me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit.

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10.11.02.2020 po ashtu ne hollin e Teatrit Kombetar në Prishtinë me fillim në ora 08:00- 17:00. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne, gjithë miqtë dhe dashamirët e znj.Nexhmije për t’iu permbajtur protokollit familjar. Me respekt, familja Pagarusha-Mulliqi”, thuhet në njoftimin familjar. /a.y/noa.al

Ndahet nga jeta këngëtarja Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqipe

Zbulohet amaneti që la Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha, publikohet rrëfimi i patransmetuar kurrë. Dhe çfarë thonin për të!