19:29 | Autobusi turistik përfundon në lumin ‘Po’ në Itali
- 19:24 | Vriten 4 ushtarë të NATO-s në Lituani
- 18:53 | Arrestohet shqiptari i akuzuar për vrasjen e një rumuni në Itali
- 18:30 | ‘E urrej ta ndihmojmë Europën’! Bisedat e plota në grupin ‘Signal’ të administratës Trump
- 17:57 | Rritje e ndjeshme e tregut të aksioneve
- 17:47 | Kina është e hapur për dialog me SHBA për të zgjidhur shqetësimet përkatëse, thotë Ministri i Jashtëm
- 17:42 | Mbajti pa dëshirë në banesë 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 27- vjeçari
- 17:01 | Dhunoi dhe goditi me grushte tre të mitur, procedohet 22-vjeçari në Tiranë
- 16:37 | Kenia njeh Kosovën/ Begaj: Vendim i mirëpritur nga të gjithë
- 15:36 | Kush është mbreti më fatlum në botë? Ja sa është pasuria e tij personale (imazhe)
Çfarë thonë yjet sot? Horoskopi i Paolo Fox e mërkurë 26 mars 2025
- Paolo Fox: Kush janë shenjat me më shumë fat për sot dhe kush duhet të bëjë kujdes?
- Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali bën postimin prekës
- Pentagoni nis hetimet për thirrjet fyese kundër Turqisë në paradën ushtarake të 25 marsit
- 'U mbyt, u mbyt!' Pagëzimi kthehet në tragjedi. Burri humb jetën gjatë ceremonisë. Video
- Susan Miller: Ja 3 shenjat më me fat dhe ato që duhet të bëjnë kujdes sot, 26 mars
- Shpëtoi 21 persona nga zjarri në diskotekën e tragjedisë, pas një jave në spital, heroi i Koçanit pritet me brohoritje në shkollë (VIDEO)
- Arrestohet i kërkuari në Tiranë, dënuar me 5 vite burg për drogë
- Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, tre të plagosur
- Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: Më tha diçka që ishte e frikshme për Inteligjencën Artificiale
-
E keni menduar ndonjëherë si do të dukeshin personazhet e “Sex and the City” si bebe?
-
Princi Harry i shokuar, vendos të shpallë dorëheqjen
-
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka
-
‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime
-
Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë?
-
“Shpirtin ma ke lodhur…”/ Situatë e tensionuar mes Gjestit dhe Rozanës: Kur erdhi ish-e dashura…
-
Dh’unuan Klea Prengën, prokuroria kërkon burg për njërën dhe shërbim prove për tjetrën
-
Gjesti flet për lidhjen jashtë shtëpisë: Ishte njësoj si ti. Ajo donte të hidhej nga çatia!
-
‘Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem’! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!
-
‘Më ka marrë malli…’/Gjesti ‘dorëzohet’ para Eglit: I kam rënë pishmanit!
-
Big Brother VIP Albania 4 – Gjesti kërkon falje Eglit në një darkë sqaruese: “Të kërkoj falje për lotët e tua, më ka munguar prezenca jote”
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin

Ky është një rrëfim i papublikuar në media të shkruar, në vetën e parë, i Nexhmije Pagarushës, në një dokumentar të shumë viteve më parë, që RTSH e transmetoi sot në mënyrë të përmbledhur në nderim të figurës së saj.
“Jam e lumtur që kam pasur një baba, i cili më ka mbështetur dhe që më lejoi të merrem e të shprehem me artin shqiuptar. Nuk mund ti përshkuaj momentet kur kam dalë për herë të parë në skenë. Jam mbështet mbi ndjenjat e mia, si ta interpretoj këngën shqipe, sepse më ka dalë nga shpirti e zemra. Kur u ktheva nga Beogradi u punësova në radio, në diskotekë, ku pata mundësi fshehtas të dëgjoja Vaçe Zelën, Avni Mulën etj. U largova nga diskoteka dhe u punësova si soliste në Radio-Prishtina. Dalja ime dukej e sigurtë në skenë, por as vetë s’e dija pse dukesha ashtu, ndërsa unë kisha shumë emocione. Ka qenë një fuqi brenda meje që unë kurrë se kam ditur. Mjaft këngë kanë qenë përpunime, të cilat kanë vlera e do mbeten të pavdekshme. Rexhën e pashë për herë të parë duke luajtur me piano. Fillimish me vështrime e më pas në dashuri. Rexho ka bërë shumë për mua sepse më ka njohur mirë si vokal. Ndonjëherë i dukesha si instrument dhe i thoja se s’po mundem, por ai buzqeshte dhe thoshte se ti mundesh me I’a dalë. Në disa këngë kam provuar atë më që ka falë zoti zërin tim si “Baresha” e të tjera, që munda me treguar të gjithë vokalin tim. E kam dashur gjithnjë muzikën klasike. Kam kënduar disa këngë të përkthyera shqip e është mirë që publiku ta dijë tekstin e këngëve. Para se të dilja në skenë s’kisha qejf me folë me askënd. Koncerti me muzik klasike nuk është regjistruar me sallë plot. Ishte një aktivitet muzikor (Akordet e Kosovës). Çdo gjë ishte serioze dhe askush nuk luftonte për famë. Në Berlin na çuan në kohë të Jugosllavisë se kështu ishte organizimi. Ka qenë një paraqitje e rëndë dhe e frikshme, kur u largua orkestra sinfonike dhe dolëm ne 7 vetë. U tmerrova. Këndova „Bareshën“. Publiku u paralizua dhe pas pak sekondash heshtje, shpërtheu. Ishte një sukses shumë i madh. Interpretimet e mia më të mira kanë qenë në Shqipëri. Më kanë pritur në mënyrë mahnitëse. Në Tiranë mbrëmja muzikore në 1970 ka qenë një mrekulli. Isha e ftuar. Kisha emocione të jashtëzakonshme sepse isha në skenë me këngëtarë të mrekullueshëm shqiptarë, virtuozë, magjikë. Isha e parafundit. Nuk mundem me i shprehë të gjitha emocionet, pasi e gjithë salla më ka duartrokit gjatë. Jam pritur në mënyrë të mrekullueshme. Kur dëgjova „Traviatën“ në TOB kam qarë gjithë kohës. Edhe kur pashë koncertim e Ansamblit kam qarë. Emocion i mrekulleshëm. Një herë nuk doja të këndoja këngën e Rexhës (Çohu Rexh). Takova Avni Mulën dhe ai më tha mos ik pa e kënduar. E interpretova në mënyrën time. Kam provuar me vite deri kur mora guximin që këngën e Rexhës ta ngjit në skenë. Kam qenë e ndjeshme në 2 gjëra: e para me na prek kush si komb dhe e dyta më bën nervoz shumë mungesa e korrektesës me kohën dhe orarin. Kam qenë korrekte gjithmonë. Nervozohem shumë kur më bie të pres ndokënd. Ndërsa vonesat në koncerte janë tragjedi. Në Ohër ishte një orekestër sinfonike dhe dirigjenti ishte një maqedonas. Nga fillimi e pashë që vetëm kur përmendej emri i tij duartrokitej. Dola në skenë me këngën “Me një lule’. Prej gjithë Jugosllavisë më shkruanin e më pyesin se ku mundeshin ta gjenin këngën. Kam pasur përgjegjësi të madhe se kam përfaqësuar një komb – një popull".
Çfarë kanë thënë për Pagarushën
VAÇE ZELA- Nexhmija filloi të këndojë. Zëri i saj ishte shumë i bukur. Me një lirizëm të ëmbël, herë- herë thurur me një epizëm të thellë. Forca e saj interpretuese ishte e madhe, spektatori duartrokiste edhe për gjestet e saj. Aq me emocion këndonte.
Shpresa Gashi, këngëtare – Ajo ishte dielli që rrezatonte kudo dhe kurdoherë. Ajo ka pasur kulturë skenike të spikatur. Kjo e bënte mjeshtre të këngës. Atëhere isha shumë e re kur ishim me Nexhmijen me koncert në Ankara dhe ajo u prit me ovacione shumë të mëdha.
LILIANA CAVOLLI, këngëtare– Ajo është një legjendë nga e cila kanë mundur të mësojnë shumë gjenerata. Edhe kur këngët nuk ishin cilësore, ajo i bënte të mrekullueshme me zërin e saj.
Prof. ENGJELL BERISHA – Emri i Pagarushës është mjafti i njohur në fushën e artit muzikor si këngëtare me nam. Shkrimtari i njohur Ramiz Kelmendi e ka cilësuar si ambasadore të këngës popullore, jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe jashtë saj. Nuk ka qenë e lehtë për femrat e viteve të këndonin publikisht në Kosovë. Babai i Nexhmijes ndoqi atë rrugë që kishte ndjekur më parë babai i Tefta Tashko Koços, ose babai i Marie Krajës. Falë Nexhmijes shumë këngë janë ruajtur. Ajo ka bërë atë që në Shqipëri kanë bërë me Luçie Milotin, Fitnete Rexhën, Naile Hoxhën.
ROBERT RADOJA – Ka një ngrohtësi të veçantë të zërit, si dhe në mënyrën e interpretimit. Te aktiviteti Akordet Muzikore që u shfaq në Tiranë kam dëgjuar për herë të parë Nexhmijen me një zë brilant, të cilin s‘do mundem ta harroj kurrë. Portreti i saj më ka mbetur në mëndje dhe në shpirt.
ZHANI CIKO– Arti popullor ka nevojë për interpretë të mëdhenj që t‘ua kalojnë këngët si trashëgimi brezave. Më mirë se kusdo këtë e ka bërë Nexhmija. Në vitin 1970 Pagarusha vjen në Tiranë në sallën e TOB ka dhanë një koncert. Mbresat kanë qenë drithëruese
GJERGJ KAÇINARI- Ka një regjistër unikal të papërsëritshëm e të pangjashëm. Ka qenë e përkushtuar për këngën. Jetonte dhe dashuronte këngën.
MARGARITA XHEPA- Zëri i saj e ka ngritur shumë këngën shqiptare. Ka gurgulluar i gjithë opioni me fjalë zemre, që ka mbetur një personalitet në fushën e muzikës, një legjendë dhe ikonë, e cila ka dhënë kënaqësi të jashtëzakonshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
