Transmetuar më 23-01-2020, 17:49
Vilson Tafçiu (Noka)

Pasditen e sotme, policia njoftoi vetëdorëzimit e autorit të dyshuar për vrasjen e Vilson Tafçiut.

Ai u identifikua si Noel Disha, 29 vjeç, i cili mohoi akuzat për ekzekutimin ndaj 28-vjeçarit në zonën e Astirit në mbrëmjen e së hënës.

“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha, sipas gazetarit Andi Qosja.

Ky i fundit ka bërë të ditur se grupi hetimor po punon për një pistë tjetër, e cila dyshohet të jetë xhelozia.

Viktima Vilson Tafçiu, i cili mori një telefonatë për të dalë jashtë lokalit, ku u qëllua me armë dhe gjeti vdekjen, dyshohet se ka patur lidhje dashurie me një grua të martuar./noa.al/

Vrau shokun pasi e nxori nga lokali, si u zbulua i riu me tre emra

Vrasja e të riut në Astir, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar (EMRI)